Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 21.09.2020 03:12

​INPO: Nga 100 premtimet e Ahmetit, vetëm 18 janë realizuar

Prishtinë | 07/02/2020 12:51

Nga 100 premtimet e kryetarit të kryeqytetit , gjatë mandatit të tij dyvjeçar, janë realizuar vetëm 18 prej tyre. Kryetari Shpend Ahmeti i cili po udhëheq me komunën edhe për një mandat, nga këto premtime për 40 prej tyre nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të realizimit të tyre. Rezultatet e premtimeve po shihen si jo të kënaqshme sa i përket punëve që është dashur të bëhen në drejtim të realizimit.

Kështu thotë raporti i vlerësimit të përmbushjes së premtimeve elektorale të kryetarit të komunës së Prishtinës, nga Iniciativa për Progres INPO, i titulluar “100 premtimet e Shpend Ahmetit".

Qëndrim Arifi nga INPO tha se ky raport përfshin periudhën dyvjeçare të mandatit të Ahmetit, këto premtime ai i ka dhënë në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

“INPO sot publikoi secilën fushë se sa premtime janë përmbushur, dhe se sa janë filluar, sa janë gjysmë të përmbushura, dhe sa nuk kanë filluar fare. Gjithashtu në fund për të dhënë numrin total të premtimeve të përmbushura. Numri total nga 100 premtime, 18 janë të përmbushura plotësisht, 13 janë gjysmë të përmbushura, 40 premtime janë të filluara dhe 29 ende nuk kanë filluar”, tha Arifi.

Sipas Arifit, çdo premtim ka rëndësi të madhe për qytetarët e vendit, prandaj edhe do të duhej të shihej si obligim për ekzekutivin që sa më shpejt të jetë e mundur të përmbushen.

“Kryetari i komunës të fillojë sa më shpejt të zbatojë rekomandimet të cilat ende nuk i ka filluar, i rekomanduam që përparësi t’iu jap projekteve ose premtimeve të cilat kërkojnë një kohë më të gjatë të realizimit. I kërkuam kryetarit që në bashkëpunim me ekzekutivin dhe Kuvendin Komunal të ulen dhe të shikojnë modalitetet se si do të mund të dalin nga gjendja e krijuar për shkak të mos shpenzimit në masë të duhur të buxhetit për investime kapitale, gjë që ndikon në mos përmbushjen e premtimeve. Sepse këto premtime të pa përmbushura shumica nga to janë të karakterit kapital. Gjithashtu i kërkuam kryetarit që t’i mbajë përgjegjës drejtorët komunalë”, ka shtuar Arifi.

Raporti përfshin 100 premtimet e ndara në tetë fusha, me qëllim që të jap një pasqyrë se sa nga këto premtime i ka përmbushur kryetari Ahmeti.

Ky raport ka qëndruar rreth një javë në zyrat e komunës së Prishtinës, për rekomandime të mundshme. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress