Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 05.12.2022 07:31

    ​Jabllanoviq i shkruan letër Vuçiqit: Ne nuk kemi frikë nga shqiptarët

    Prishtinë | 04/08/2018 18:40

    Partia e Serbëve të Kosovës iu ka drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me një letër të hapur, të cilën e ka siguruar Kosovapress.

    Në të ndër të tjera në atë letër thuhet se inteligjenca dhe Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është nën sulmin e Vuçiqit. “Ne nuk kemi frikë nga shqiptarët e as nga KFOR-i, por fatkeqësisht nga Beogradi”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

    PSK-së, kryetar i së cilës është ish-kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, përmendë edhe fakte të tjera që sipas saj i kanë dëmtuar serbët e Kosovës, ndër to manipulimi i votave, duke përmendur se “kanë votuar edhe njerëzit e vdekur”, gjatë zgjedhjeve të fundit. Në fund të letrës PSK ia përmend Vuçiqit faktin se mediat e tij në Serbi në vazhdimësi i anatemojnë kundërshtarët e tij politikë në Kosovë. /KosovaPress/

    Loading...
     
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress