Disa prej shisheve të tij mund të kapin shifra deri në një milion sterlina.
E përbërë kryesisht nga uiski skocez me një lloj malti, tërësia e më shumë se 3900 shisheve, e cilësuar nga faqja “Whiskyauctioneer.com” si koleksioni i përsosur, do të shitet në dy pjesë.
Pjesa e parë do të ofrohet deri më 17 shkurt.
Pjesa e dytë do të pasojë nga 10 deri më 20 prill.
Shishet e ofruara për shitje vijnë nga një koleksion i Richard Gooding, një amerikan nga Kolorado, i cili ka kaluar dekada duke krijuar koleksionin e përsosur të uiskit dhe duke udhëtuar rregullisht në Skoci në kërkim të shisheve të rralla.
Becky Paskin, një eksperte në fushën e uiskit, dallon midis shisheve kryesore uiskin “Old Orkney de Stromness”, i viteve të 30-ta ose atë të distilerisë “Dallas Dhu” i viteve të 20-ta, që të dy produkte të zhdukura në distileritë e sotme.
“Lëngu i çmuar i këtyre shisheve përfaqëson një epokë që nuk ekziston më. Ai na mundëson të përjetojmë një çast unik në kohë”, tha ajo./ATSH/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019