"Unë mendoj se ju vetë i jeni përgjigjur pyetjes tuaj. Për të gjithë rajonin, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës janë një çështje kryesore. Të gjithë po i shikojmë të dyja vendet, në mënyrë që ato të mund të vijnë në një zgjidhje paqësore afatgjatë, por kjo nuk mund të ndodhë vetë," tha Olivér Várhelyi.
Ai kështu iu përgjigj pyetjes së mediave në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se duket që çfarëdo që Serbia ka bërë në integrimin evropian, kjo s’do të ketë rëndësi për sa kohë që nuk bie dakord me Kosovën dhe vetëm atëherë do të vijë deri te përshpejtimi i rrugës për integrime evropiane.
Olivér Várhelyi tha se Prishtina zyrtare duhet të heqë taksën, e cila, thotë ai, është hapi i parë për të rinisur bisedimet.
Ai tha se ishte i gatshëm të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur, por se është i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme, andaj është shumë i kujdesshëm për këtë.
"Të dy vendet duhet të ulen së bashku dhe hapi i parë që duhet të ndërmarrë Kosova është heqja e taksës," tha ai, duke shtuar se pa këtë nuk mund të jetë e mundur apo edhe e pamundur të rinovohen bisedimet, transmeton KosovaPress.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019