Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 08:30

​Konjufca ngushëllon kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit çek

Prishtinë | 21/01/2020 16:07

Foto nga arkiva

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jiří Růzicka, për vdekjen e kryetarit të deritashëm të Senatit, Jaroslav Kubera.

“Kubera udhëhiqte dhe frymëzonte me mençuri dhe kompetencë në Senatin e Republikës. Ai do të mbetet një figurë e nderuar në mesin e miqve dhe kolegëve për kontributin e tij të çmuar që solli në skenën politike të Republikës së Çekisë dhe në BE”, thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit.

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress