Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë për KosovaPress, se varësisht prej vendimeve të qeverisë Kurti, ata do të ndërmarrin veprimet.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet.
KosovaPress ka tentuar disa herë që të kontaktojë me disa prej deputetëve të PDK-së në lidhje me këtë çështje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
E njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.
Analisti politik, Faton Abdullahu nuk përjashton mundësinë që ‘komandantët’ opozitarë të bëjnë edhe veprime jashtë institucionale.
Ndërsa, drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha i rendit gjitha arsyet se pse gjitha partitë parlamentare duhet të jenë unike në këtë legjislaturë. /KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019