Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 20.02.2020 05:02

​Kurti: Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje me LDK-në

Prishtinë | 17/01/2020 20:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.

“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë”, tha Kurti për Klan Kosova.

Ai shtoi se me qetësi politike duhet të ulen e të merren vesh.  “Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime që 8 ditë. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, tha kurti.

Në lidhje me kërkesën e Presidentit Thaçi për dërgimin e emrit për kryeministër, ai tha se “ne do t’ia dërgojmë propozimin tonë, por do të përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodh pas marrëveshjes që do të arrijmë me LDK-në”.

Kurti pret që të ketë një qeveri të shumicës, e përbërë nga LVV, LDK, pakicat dhe siç th ai “ndonjë deputet tjetër” dhe shtoi se është për një marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re, të pa parë në Kosovën e pasluftës./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress