Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 03.03.2021 05:38

    ​Kurti në Klinë: Erërat shkaktuan dëme, e rëndësishme që nuk kemi jetë të humbura

    Prishtinë | 07/02/2020 09:26

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi mëngjesin e sotëm komunën e Klinës. Shkak i kësaj vizite janë dëmet e mëdha të shkaktuara nga erërat e forta.

    Për të parë nga afër gjendjen, Kurti i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa si dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, takoi banorët e fshatit Stup.

    Pasi u njoftua për dëmet që shkaktoi era në këtë regjion, Kurti shprehu gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar komunën dhe qytetarët.

    Sipas tij në gjithë këtë fatkeqësi, fat i mirë është që nuk ka jetë të humbura.

    Në anën tjetër, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj tha se nga erërat që mbizotëruan në Kosovë qytetarët e kësaj komune kanë pësuar dëmtime të mëdha, por që sot janë më qetë.

    Ai tha se ka pasur dëmime nëpër shtëpi private si dhe objekte shkollore. Po ashtu, deklaroi se është dëmtuar rrjeti elektrik si dhe janë shënuar disa dëme në buqjësi.

    Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Istagut dhe Pejës, ku për shkak të gjendjes emergjente është ndërprerë edhe mësimi në disa shkolla.

    Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti do vizitoj edhe këto dy komuna, per të parë dëmet e shkaktuara.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e shfrytëzoi këtë vizitë në Klinë për të thënë se synim i qeverisjes së tij nuk do jetë vetëm infrastruktura rrugore por edhe rrjeti elektrik dhe ujësjellësi, për t’i dhënë zgjidhje një problemi të kahmotshëm të klinasve për mungesën e ujit./KosovaPress/

    Loading...
     
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress