Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 12:05

​​ Kurti takon dy kongresistë amerikan

Prishtinë | 22/01/2020 19:52

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka takuar dy kongresistë amerikan, Earl Pomeroy dhe Pia Pyle, të dy pjesë e ekipit të senatorit Robert Dole.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook deputeti i LV-së, Haki Abazi.

Postimi i Abazit:

Sot, paradite në selinë qendrore të LVV, kryetari i LVV Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenin z. Earl Pomeroy dhe znj. Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur z. Robert (Bob) Dole.

Biseda u zhvillua në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë. Nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit. Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregulltë e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë.

Në përmbyllje të takimit u shkëmbyen ftesat për vizitë të z. Kurti në SHBA.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress