Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 03.03.2021 05:54

    ​Kurti viziton edhe Istogun: Duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë

    Prishtinë | 07/02/2020 10:46

    Dëmet që shkaktuan erërat e forta në Istog e kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti qe të vizitojë këtë komunë dhe të shoh nga afër situatën krijuar dhe dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve dhe fermerëve.

    I shoqëruar nga kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ai vizitoi kompaninë "Agroprodukti" në fshatin Sinajë e cila është dëmtuar nga erërat që përfshinë Kosovën natë më parë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pas vlerësimit të dëmeve do mund të shohin se çka mund të bëjnë që të ndihmojnë sidomos në nevojat urgjente që kanë qytetarët dhe fermerët.

    Por sipas tij, për një periudhë më afatgjate këto probleme duhet të zgjidhen nga Fondi i Sigurimeve Bujqësore.

    "Në një plan më afatgjatë Fondi i Sigurimeve Bujqësore do i zgjidh këto probleme sepse neve fatkeqësi pas fatkeqësie nuk po nxjerrim mësim asnjëherë e vendet e zhvilluara demokratike perëndimore në Bashkimin Evropian pikërisht me sigurime bujqësore evitohen gjithmonë humbjet prej dëmtimeve të këtilla", tha ai.

    Sipas tij, për dëmtimet në rrjetin elektrik duhet të merret KEDS-i.

    Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ofroi mbështetjen në evidentimin e dëmeve përmes ndërtimit të një infrastrukture ligjore dhe financiare.

    Kurse, kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova tha se nga kjo erë janë shkaktuar dëme të mëdha në aspektin bujqësor por edhe nëpër shtëpi banimi.

    Ai shtoi se janë duke bërë një vlerësim të dëmeve dhe se presin përkrahjen e qeverisë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitë për të inspektuar më afër dëmet e shkaktuara nga erërat e forta ka vizituar edhe komunën e Klinës./KosovaPress/

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress