Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 06:42

​LDK nuk tërhiqet nga oferta e fundit që ia bëri Vetëvendosjes

Prishtinë | 21/01/2020 17:06

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa tha se kjo parti shpreh vullnet për marrëveshje politike me VV që do të reflektonte në tërësi me zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.

“LDK fton VV si parti e parë ka përgjegjësi për të arritur sa më shpejt marrëveshjen me LDK-në”, tha Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së në të cilën është diskutuar një marrëveshje e mundshme koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, pas mandatimit të Albin Kurtit nga ana e presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë.

Ai tha se marrëveshja e fundit e propozuar nga LDK-ja, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve dhe garanton barazi në përfaqësimin institucional./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress