Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 27.05.2020 04:01

​Manaj - Abazit: LDK i kishte propozuar VV-së postin e presidentit

Prishtinë | 15/12/2019 23:36

Foto nga arkiva

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka reaguar ndaj homologut të tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pasi ky i fundit deklaroi se posti i presidentit nuk mund t’i takojë LDK-së si parti e dytë në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit.

Në një postim në Facebook, Shkëmb Manaj ka përkujtuar se në vitin 2001, LDK si parti fituese kishte 47 deputetë, duke udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa PDK si parti e dytë kishte vetëm kryeministrin.

Manaj thotë se oferta e LDK-së ka qenë që postin e presidentit ta marrë VV-ja kurse atë të kryeministrit LDK-ja.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK.

Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë.

Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet.

Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit (edhe pse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione). Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje! 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress