Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i qytetit Trilj, Ivan Sipiq.
Sipas komunikatës së komunës së Vushtrrisë, në qytetin e Trilj në Kroaci, kryetari Tahiri i shoqëruar edhe nga nënkryetari Besim Muzaqi, sot ka nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugë një investimi tepër të rëndësishëm në Vushtrri.
Fjala është për fabrikën për përpunimin e peshkut, investim prej rreth 7 milionë euro e ku parashikohet që të punësohen fillimisht mbi 200 punëtorë, kryesisht gra.
Marrëveshjen e kemi nënshkruar me pronarin e Conex Trade d.o.o z. Mladen Milakoviq dhe përfaqësuesin e Emona Group nga Vushtrria.
“Punësimi i të rinjëve dhe grave është prioritet i qeverisjes lokale, uroj që ky investim të realizohet sa më shpejtë ndërsa Komuna do të ofrojë gjithë përkrahjen e nevojshme që kjo të ndodh”, deklaroi i pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019