Në këtë libër që ka jo më pak se 590 faqe dhe është i sistemuar në 10 kapituj, paraqiten fakte se si ka ndodhur gjenocidi në Kosovë dhe si ky gjenocid është synuar të modifikohet.
Për këtë vepër dhe rëndësinë e saj kanë folur Fatmir Arifi, kryetarë i Lëvizjes për Integrimin e Luginës se Preshevës dhe ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, të cilët e vlerësuan lartë këtë vepër dhe rëndësinë që ajo paraqet në ndriçimin e një pjesë të historisë së Kosovë.
Arifi tha se ky libër ndriçon faktet se në Kosovë ka ndodhur një gjenocid i shkaktuar nga serbët dhe se , gjenocidi është synuar të modifikohet.
Ndërsa Ramë Buja duke bërë vlerësimin e veprës së Bardhyl Mahmuti tha se e veçanta e këtij libri është se sjell fakte të pamohueshme nga dëshmitarët që kanë parë nga afër atë që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndërsa autori i librit “ Mashtrimi i Madh” Bardhyl Mahmuti tha se ky libër duhet të përkthehet në gjuhë të huaja dhe të shpërndahet në të gjitha universitete e botës që diplomatët e ardhshëm të relativizojnë krejt atë propagandë anti-shqiptare.
Ai tha se i është dashur të hyjë në tema të ndryshme e të nxjerrë në treg këtë libër.
Promovimi i librit “Mashtrimi i Madh” ka vazhduar me një debat mes profesorëve e autorëve të pranishëm në sallë. /KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019