Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield u përfaqësua nga Z. Yannis Ververidis, drejtori i Fakultetit Nderkombetar, i cili ishte i shoqëruar nga kolegët tjere te Fakultetit Ndërkombëtar.
Z. Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Z. Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës iu bashkuan kesaj ngjarje me nga nje fjale rasti. Gjatë kësaj ngjarjeje, u përzgjedhen kater alumni qe dallohen nga Kosova dhe qe kane arritur suksese dhe pozita te larta ne profesionin e tyre. Shpërblimet u prezentuan nga Z. Miles Stevenson, Drejtor i Alumnit nga Britania e Madhe.
Qellimi i ngjarjes ishte per te festuar kontributin e një prej Top 100 universiteteve me të mira ne botë, pra kontributin e Universitetin Sheffield, ne edukimin e mbi 200 studenteve nga Kosova. Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield, Kolegji CITY, dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës ofrojne bursa për studentët nga Kosova që nga viti 2009, me qëllim qe Kosovareve tju ofrohet arsimi cilesor. Sot, shumë të diplomuar nga Kosova kanë arritur suksese te medha ne fushat e tyre profesionale.
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019