Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:49

​Mbërrin në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim - video

Tiranë | 22/01/2020 16:12

Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Uashingtonit në Tiranë.

Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.

Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit.

Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara e Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte ‘dritën jeshile’ nga Senati si pasojë e një lobimi kundër saj për të cilin Fiona Hill ish-këshilltare për sigurinë e presidentit Donald Trump tha në Kongresin amerikan, se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.

Pasardhësja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreane-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Ajo është lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ambasadorja Yuri Kim në tre vjetët e ardhshëm do të udhëheqë prioritetet e SHBA për Shqipërinë, duke nisur nga konsolidimi reformës në drejtësi me SPAK dhe BKH, vijimin e ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, minimizimin e veprimeve të Iranit në Shqipëri, përfshi influencën ruse, pa harruar shqetësimin më të fundit amerikan, përpjekjet e Kinës në kontrollim e disa sektorëve strategjik në Shqipëri./tch


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress