Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 03.03.2021 05:51

    ​Më 15 mars mbahen zgjedhjet për kryetar të Podujevës

    Prishtinë | 07/02/2020 10:04

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020. 

    Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi.

    Po ashtu, kreu i shtetit ka kujtuar Komunës së Podujevës se nuk mund të marrë asnjë vendim në lidhje me shfrytëzimin dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. 

    “Në vendimin e presidentit Thaçi thuhet se në pajtim me nenin 10 të Ligjit Nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (GZ, Nr. 10, 03 prill 2019), Kuvendi i Komunës dhe ekzekutivi i Komunës së Podujevës nuk mund të marrë asnjë vendim lidhur me dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës”, përfundon komunikata.

    Loading...
     
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress