Gjatë një ligjërate para studentëve të kolegjit AAB Muhaxheri tha se 3 vjet kanë shkuar kot dhe është humbur kohë kot për shkak të disa politikanëve të papërgjegjshëm të cilët këtë çështje e kanë kthyer në patriotizëm.
"Demarkacioni ka përfunduar në vitin 1930 dhe nuk ka të bëjë fare me studimin qe është krijuar sot. Në vitet e tridhjeta ka përfunduar shënjimi i kufijve mes komunës se Pejës dhe Plavës , komunës së Pejës dhe Rozhajës, edhe nuk mundet kurrsesi me u ndërrua në vitin 2015,2016,2018,2018 çfarëdo viti të jetë”, tha Muhaxheri.
E lidhur me temën për qeverisjen lokale sfidë për një kryetar komune sipas Muhaxherit është planifikimi buxhetit me qëllim të zhvillim të komunës.
Si kryetar i komunës së Pejës prioritet kryesor tha se i kanë dhënë zhvillimit të turizmit ku projekti kryesor është përfundimi i projektit të qendrës rekreative Borea. /KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019