Ajo ka thënë se ceremonia e varrimit, ashtu siç ka kërkuar vet Nexhmije Pagarusha, do të jetë krejt private, por do të ketë ceremoni tjetër të organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Dumoshi tha se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe, por siç theksoi ajo, Nexhmije Pagarusha është e pavdekshme.
Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019