Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 10.08.2020 04:12

​Nisma e Greqisë para takimit të BE, ftohen ministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Athinë | 08/12/2019 20:26

Me një iniciativë të fundit të saj diplomacia greke organizon të hënën në mëngjes një takim informal pune mes ministrave të Jashtëm të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadrin e punimeve të Këshillit të Çështjeve të Jashtme të BE.

Bëhet fjalë për një iniciativë veçanërisht te rëndësishme, pasi do të japë një mundësi për një shkëmbim të frytshëm të pikëpamjeve se si të procedohet me debatin për hapjen e negociatave në vazhdën e vendimit të Këshillit Evropian në tetorin e kaluar dhe të propozimeve franceze për metodologjinë e zgjerimit te Unionit.

Këtë e vërteton edhe konfirmimi se në këtë takim joformal do të marrin pjesë më shumë se 20 ministra të Jashtëm të BE-së, duke tejkaluar shumë pjesëmarrjen e zakonshme në ngjarje të tilla, shkruan Top Channel.

Midis pjesëmarrësve përfshihen ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Holandës, Danimarkës, Portugalisë, Qipros, Suedisë, Bullgarisë, Polonisë, Sllovakisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës dhe Sllovenisë. Komisionin Europian do ta përfaqësoje komisionari përgjegjës për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi  si dhe sekretarja e Përgjithshme Helga Schmid.

Sipas burimeve nga ministria e Jashtme nisma është pjesë e një sërë veprimesh të diplomacisë greke në mbështetje të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit  Perëndimor, perspektiva evropiane e te cilave siç thekson Athina zyrtare është në interes të stabilitetit rajonal, si dhe një përparësi e politikës së jashtme te saj prej vitit 2003 kur u jetësua agjenda e Samitit te Selanikut.

 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress