Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve L.O, L.M dhe D.H iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, duke filluar prej datës 05.02.2020 deri me datë 05.03.2020.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes. Të pandehurit L.O dhe L.M në cilësinë e personave zyrtarë - zyrtar të Policisë së Kosovës, me detyrë në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dyshohen nga Prokuroria se kanë kryer veprat penale si më lartë”, thuhet në komunikatë.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019