Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 10.07.2020 09:12

​Presidenti Thaçi: Atë që të tjerët nuk e bënë për 20 vite, Grenell e ka bërë për disa muaj

Prishtinë | 07/02/2020 21:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë ka folur për vendimin e Vjosa Osmanit për zhvendosjen e fotografisë së tij nga zyra e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “A Show” në T7, Presidenti Thaçi ka theksuar se nuk ka ndjesi private, personale, në asnjë rrethanë rreth veprimit të Osmanit.

“Sjellja e kryetares së Kuvendit duhet të jetë në raport me institucionet dhe me ligjin. Të gjithë duhet të jemi shembull të sjelljes institucionale dhe jo të sjelljeve të inateve politike, apo sjelljeve artificiale, me pretendim elektoral. Njeriu kur e merr përgjegjësinë institucionale, shtetërore, prioritet e ka respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të merret me Osmanin, dhe siç tha më së paku sjellja joinstitucionale i takon partisë që ajo i takon, dhe filozofisë së presidentit Ibrahim Rugova.

“Nuk më brengos në rrafshin personal dhe privat, por duhet të kemi pjekuri politike”, ka deklaruar presidenti kosovar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lavdëruar homologun e tij amerikan, Donald Trump, për vëmendjen që po i kushton administrata e tij zgjedhjes së mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke pohuar i dërguari i posaçëm i Trupit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po bën punë të mrekullueshme.

“Atë që të tjerët nuk e bënë për 20 vite, Grenell e ka bërë për disa muaj”, ka deklaruar Thaçi, teksa ka theksuar se Kosova është e tradhtuar nga BE-ja, në veçanti për mosliberalizimin e vizave.

Thaçi ka akuzuar BE-në për paragjykim krejt të panevojshëm në raport me të arriturat në Kosovë.

“Kosova i ka kryer të gjitha obligimet dhe ka plotësuar standardet për liberalizimin e vizave. Është ndëshkim i padrejtë i BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportet e tij me familjen Soros, duke vlerësuar se “Ata që kanë paragjykime për investime në demokraci në hapësirat shqiptare nga Soros kanë paranoja”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress