Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës Xhafer Gashi, nënkoloneli Arbnesh Ajvazi, përfaqësues LMT-italian të KFOR-it.
Në fjalën e tij drejtuar policisë që operojnë në Komunën e Obiliqit, kryetari Xhafer Gashi u shpreh krenar me punën dhe angazhimin e SP-së të Obiliqit si dhe nivelin e bashkëpunimit mes Komunës dhe Policisë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë duke pasur parasysh që komuna jonë është komunë multietinke.
Gjatë prezantimit të planit të punës përfaqësuesit e SP-së në Obiliq, gjendjen e sigurisë e cilësuan relativisht të sigurt dhe të qetë, kjo falë angazhimit edhe më të madh të policisë në ruajtjen e rendit dhe krijimin e sigurisë.
Komandanti i SP-së në Obiliq, Sejdi Zeqiri i uroi për të arriturat policët që shërbejnë në Stacionin Policor në Obiliq, gjithashtu e falënderoi kryetarin Gashi për bashkëpunim e vazhdueshëm, po ashtu falënderoi për bashkëpunimin nënkolonelin Arbnesh Ajvazi, nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin Stacioni Policor në Obiliq, ndau mirënjohje për kryetarin e Komunës Xhafer Gashi.
Mirënjohje janë ndarë edhe për pjesëtarët e dalluar të policisë në SP Obiliq, njofton Komuna e Obiliqit.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019