Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 12:29

​Publikohet Indeksi i Performancës së institucioneve të drejtësisë

Prishtinë | 27/01/2020 07:32

Platforma e Grupit për Studime Juridike dhe Politike “Drejtësia sot” mban konferencë për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”.

Në këtë konferencë, do të shpalosen të gjetura nga botimi i pestë i Indeksit të Performancës së institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë.

Ky raport paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, dhe shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve, duke pasqyruar mendimet e tyre në lidhje me tema si influenca politike, mitmarrja, raportimi i korrupsionit, pavarësia në vendimmarrje e deri te vazhdimi i mandatit të EULEX-it.

Indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2019, përmes vlerësimit të performancës, ngarkesës, efikasiteti dhe buxhetit që ndahet ndër vite për këto dy institucione bartëse të sigurimit të një shteti të së drejtës në Kosovë. 

Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë është mekanizëm monitorimi i hartuar për vlerësimin e punës së institucioneve me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë.

Përgjatë viteve, ka ofruar të dhëna mbi perceptimet e qytetarëve mbi këto institucione si dhe të dhëna strukturore mbi punën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress