Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 27.05.2020 04:08

​Rama, Vuçiq dhe Zaev takohen në Serbi

Prishtinë | 10/10/2019 11:39

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të nënshkruajnë sot në Serbi, marrëveshjen për një mini Shengen brenda Ballkanit.

Rama ka shkuar dje në  Novi Sad, ku tre liderët u takuan fillimisht në një darkë zyrtare, ku ishte e pranishme edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq.

Më herët, në muajin shtator, kryeministri Rama në një intervistë dhënë nga Nju-Jorku për mediet, paralajmëroi këtë takim duke thënë se “një takim mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë për të diskutuar hapat e bashkëpunimit midis vendeve. Sigurisht, ky takim nuk përjashton vendet e tjera, por është një ftesë ndaj fqinjëve për t’u bashkuar”.

Rama tha në këtë intervistë se ideja e një minishengeni rajonal është një prioritet i një rëndësie shumë të veçantë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress