Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 26.05.2020 07:31

​​Reciprociteti ndaj Serbisë, Osmani: Me një premtim të tillë e kemi marrë besimin e qytetarëve

Prishtinë | 07/02/2020 21:19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka këmbëngulur në heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve serbe dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë ekonomik dhe politik.

Ajo në një intervistë për RTK, ka thënë se qëllimi kryesor i reciprocitetit, është që Serbia të heq dorë nga qasja e saj distrikteve në raport me Kosovën.

Osmani duke e mbrojtur idenë e reciprocitetit, ka thënë se me një premtim të tillë e kanë marrë besimin e qytetarëve

“Tarifa është vendosur pa asnjë konsultë me opozitën. Pas vendosjes së tarifës prej 10%, një grup deputetësh patëm kërkuar vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë dhe ligjore, pasi një veprim i tillë aplikohet nga shumë shtete”, tha ajo.

“Masa e atëhershme e vendosur nga Kryeministri Haradinaj si masë për ta bllokuar dialogun për ndarjen e Kosovës, dhe ne e kemi arsyetuar atëherë Haradinajn... Sot jemi ne që nuk lejojmë assesi që tema për unitetin territorial dhe rendin e brendshëm të jenë temë në dialog dhe jemi ne institucionet e Kosovës që e mbrojmë Kosovën, e jo tarifa”, tha Osmani.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen për kryetarin e Komunës së Podujevës, ku do të përballen për herë të parë LVV dhe LDK pas arritjes së koalicionit qeverisës.

“Ne nuk kemi hyrë në këtë koalicion duke menduar si t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme, pro si t’i zgjedhim hallet e qytetarëve. Ne zgjedhjet lokale të Podujevës, jam e bindur se për kundër garës ne do të ruajmë respektin e ndërsjellë”, tha e para e Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress