Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 27.09.2021 08:39

    ​​Rrushi, vera dhe rakia iu presin “n’konak” të Rahovecit

    Rahovec | 25/08/2015 13:26

    Shumë mysafirë, prodhues të rrushit, verës, rakisë e produkteve tjera tradicionale, do të mirëpritën “n’konak” të Rahovecit. Ky qytet po përgatitët për një festë të madhe. Këtë vit, për të katërmbëdhjetën herë me radhë po organizohet festivali i vjeljes së rrushit. Por jo i njëjtë me vitet tjera.

    Me 5 dhe 6 shtator Shtëpia e Verës do të jetë vendi që do t’i mbajë zgjuar, për dy ditë radhazi, të gjithë të interesuarit për këtë festival. Gjatë këtyre dy ditëve do të ketë aktivitete të shumta tradicionale dhe muzikë që do t’i shoqërojë vizitorët gjatë gjithë mbrëmjes. Në këtë edicioni të festivalit “HardhFest” pritet të jenë rreth 7 mijë vizitorë. Derisa e gjithë e gjithë vëmendja tashmë është kthyer në vendin e rrushit, verës e rakisë, organizatorët pothuajse i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e festivalit.

    Muzikë tradicionale, parakalim të fëmijëve, ansambleve dhe mekanizmit bujqësor, prerja e kalaveshit të rrushit në mënyrë ceremoniale, shpallja e mbretëreshës së rrushit, shpallja e vreshtarëve dhe verëtarëve më të mirë janë vetëm disa nga aktivitet që do të mbahen në kuadër të festivalit HardhFest.

    “Rreth kazanit të rakisë” është një tjetër ceremoni tradicionale që do të mbahet me 5 shtator në këtë festival. Kjo tregon në detaje se si bëhet zierja e rakisë.

    E veçantë e këtij edicioni është edhe pjesëmarrja e një numri të madh të grupeve vullnetare. Ata se bashku me këshillin organizativ do të bëjnë shpërndarjen e informacioneve të ndryshme.

    Festivali i vjeljes së rrushit organizohet nga Shoqatat e vreshtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Verëtarëve të Kosovës, në bashkëpunim me organizata tjera. Ata po përkrahen nga Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./KosovaPress/

    Loading...
     
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress