Ish-kryetari i shtetit, tha për KosovaPress se Nexhmije Pagarusha ishte zëri kumbues për zhvillim dhe ngritje në kohet më të rënda për shqiptarët.
“Në një kohë kur nuk kishte as televizion, zëri i saj ishte në një radio ku mund ta gjeni, dhe ka qenë një zë kumbues dhe gjithmonë thirrës për zhvillim e për ngritje kulturale të shqiptarëve. Them se ka qenë vërtetë një mbretëreshë jo e vetmuar por mbretëreshë e këngës shqipe më kohët më të rënda që ne kemi pasur”, tha Sejdiu.
Ai shtoi se Nexhmije Pagarusha e ka përmbyllur ciklin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme me vlerat artistike që ajo ka pasur.
Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019