Sipas veterinerit Dragan Aleksov, ujqit sulmojnë gjithmonë kur janë në grupe.
“Zakonisht ujqit individualisht nuk sulmojnë, ata shkojnë në grupe dhe sulmojnë në grupe, sidomos kur kërkojnë ushqim gjatë periudhave me temperatura të ulëta, kur ka dëborë të madhe, atëherë u afrohen zonave të populluara, kjo më ka ndodhur dje është e pazakontë gjithsesi”, tha Dragan Aleksov, veteriner.
Veterinerët paralajmërojnë se gjëja më e rrezikshme kur vjen puna e kafshimit nga kafshët e egra është tërbimi. Ajo merret përmes kafshimit dhe mund të ketë pasoja fatale prandaj është shumë e rëndësishme, pas kafshimit nga një kafshë e egër të kërkohet ndihmë mjekësore.
“Është e frikshme, duhet menjëherë të paraqitet në klinikë, të trajtohet plaga sa më shpejtë, të bëhet terapi anti-tanus dhe të merret terapi serumi kundër tërbimit”, u shpreh Dragan Aleksov, veteriner.
Bariu i cili dje arriti ta mundë ujkun e uritur, ende është në Qendrën Klinike të Shkupit. Të afërmit e tij thonë se ai do të mbetet në spital rreth një javë. Alsat-M kërkoi qëndrim nga komuna e Studeniçanit, mbi atë çfarë do të bëjnë ata për ti mbrojtur banorët e tyre nga këto rreziqe, por kryetari i komunës nuk pranoi të japë përgjigje.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019