Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 08:22

​Thaçi kujton Skënderbeun: Plot 552 vjet jetojmë me heroizmin e tij

Prishtinë | 17/01/2020 17:52

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar heroin e kombit, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Ai ka thënë se plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij.

“Plot 552 vjet populli shqiptar jeton me heroizmin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe shumë heronjve që si dalzotës të vendit dhe popullit janë frymëzuar nga vepra e tij. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare dhe bashkimi shpirtëror i popullit tonë, si dhe forcimi i vetëdijes sonë kombëtare, krahas fitoreve të shumta të Skënderbeut, ishin po ashtu fitore shumë të mëdha në epopenë e lavdishme të rezistencës së pashtershme të tij”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress