Thaçi shtoi se për atë pjesë të Kosovës, por edhe për gjithë shqiptarët është një ditë e veçantë, sepse po fillon ndërtimi i rrugës që ka qenë edhe ëndërr historike e qytetarëve që të lidhen ato treva, pjesa e Dukagjinit, Deçani e Plava.
Kreu i Qeverisë shtoi se kjo distancë shumë e afërt territorialisht, ka qenë shumë e largët në kuptimin kohor, por tani sipas tij, me ndërtimin e kësaj rruge do të shkurtohet shumë.
Thaçi theksoi se kjo rrugë do t’iu shërbej dy shteteve edhe për shkëmbimin e mallrave dhe bashkëpunimeve tjera, derisa ka shprehur besimin se edhe Mali i Zi do të vazhdoj pjesën e vet nga Plava.
Ndërsa, në këtë fillim të ndërtimit të kësaj rruge, ishin të pranishëm edhe dy kryetarët, i Deçanit, Rasim Selmanaj dhe ai i Plavës Orhan Shahmanovic.
Kryetari i Komunë së Deçanit, Rasim Selmanaj ka falënderuar kryeministrin për kontributin e dhënë për nisjen e realizimit të këtij projekti, pasi edhe ata si pushtet lokal kanë qenë insistues që ky projekt të ndodh.
Ndërsa, kryetari i Plavës Orhan Shahmanovic është shprehur i kënaqur me fillimin e ndërtimit të kësaj rruge, derisa ka theksuar se kjo është një mesazh për Malin e Zi që duhet të ndërtoj rrugë të tilla ku jetojnë të gjitha komunitetet.
Rruga Deçan- Plavë, gjatësia deri në kufi është 20 kilometra, ndërsa do të kushtoj 1 milion e 86 mije e 233 euro, para të buxhetit të Kosovës. Segmenti i parë i rrugës parashihet të përfundoj deri në fund të këtij viti. /Kosovapress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019