Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 05:25

​U kërcënua nga Haxhi Hoti, Kurti jep dëshminë në prokurori

Prishtinë | 23/01/2020 10:24

Foto nga arkiva

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është paraqitur në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit.

Ai është ftuar në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjete sociale nga anëtari i partisë Nisma, Haxhi Hoti.

Këtë e konfirmoi edhe Berat Ganiqi nga Zyra Ligjore e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, tha ai.

Ndryshe, Haxhi Hoti është në paraburgim pasi iu caktua masa prej 30 ditësh në fillim të këtij viti për shkak të kërcënimit ndaj Kurtit./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress