Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:04

​UNICEF shpalos prioritetet për fëmijët e Kosovës në 5 vjetët e ardhshëm

Prishtinë | 19/11/2019 16:16

Në kuadër të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Zyra e UNICEF-it ka organizuar një aktivitet me fëmijët në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me këtë rast për fëmijët ishin përgatitur një varg aktivitetesh me personazhe vizatimore, ku ata patën mundësi të luajnë dhe të vallëzojnë.

Shefi i Zyrës së UNICEF në Kosovë, Murat Sahin, ka treguar për prioritetet e kësaj organizate për Kosovën në pesë vjetët e ardhshëm, të cilat kanë të bëjnë me edukimin në fëmijëri të hershme, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fuqizimin e të rinjve.


Mësuesja e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, Suzana Ibrahimi, tha se aktivitete të tilla duhet të zgjerohen edhe në vende rurale, pasi atje gjendja e fëmijëve është më e vështirë.

Ndryshe “Konventa mbi të drejtat e fëmijës” i vendos fëmijët në rend të parë në agjendat e politikanëve dhe vendimmarrësve globalë, me qëllim të avancimit të të drejtave të tyre.

Aktivitetet me rastin e 30-vjetorit të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress