Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 01.06.2020 03:45

​Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për popullin shqiptar

Prishtinë | 08/02/2020 11:43

Gratë që ruajnë dhe kultivojnë këngën shqipe, kori i të cilave mban emrin e bilbilit të muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha, kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e saj. Ndarjen nga jeta të Nexhmije Pagarishës, ato e kanë konsideruar humbje të madhe për të gjithë komunitetin artistik dhe popullim shqiptar në tërësi.

Nazlie Beadini e cila drejton korin “Nexhmije Pagarusha”, tha për KosovaPress, se do të përcjellin amanetin e saj që ta ruajnë këngën shqipe.

“Vërtetë një humbje e madhe jo vetëm për ne që mbajmë emrin e bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarusha, por është një humbje e madhe besoj për të gjithë komunitetin artistik dhe për gjithë popullin shqiptar sepse jam e bindur që nuk do të ketë zëvendësim. Ne sot kori me emrin Nexhmije Pagarusha urojmë paqen mbi të por dhe këtë emër qe ajo na e dha me shumë dashuri e me shumë vullnet ne do ta ruajmë dhe do ta çmojmë këngën shqipe, ky ishte amanet i saj që ne të vazhdojmë punën tonë dhe ta ruajmë këngën shqipe”, tha ajo.

Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë dje në moshën 86 vjeçare.  

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress