Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 12.08.2020 11:56

​Veseli: Në momentin kur Gjuriqi e mohon Masakrën e Reçakut, zyrtarët tonë takohen me të në Tiranë

Prishtinë | 10/12/2019 19:13

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas intervistimit nga Gjykata Speciale në Hagë, është shprehur i bindur se lufta e UÇK-së është e pastër si diamanti.

Ai ka thënë për Klan Kosova se nuk e ka shqetësim pastërtinë e UÇK-së, por mund të dëmtohen proceset dhe të vonohemi, pasi merremi vazhdimisht me njëri tjetrin.

“Në Kuvend përderisa kam qenë në krye më shumë është folur kundër njëri-tjetrit. Një iniciativë që e kam ndërmarr para shtatë muajve është venitur nga këto inate. Edhe pse unë s’e kam ndërmend me u ndal. Ne shumicën e masakrave i kemi të dokumentuara që janë bërë nga njësitë ushtarake dhe policore serbe dhe ka dokumente serbe për këtë”.

Veseli tha se më problem i sheh veprimet e zyrtarëve kosovarë, sesa mohimet e Serbisë për masakrat në Kosovë.

“Nuk është çështja te ajo se çfarë bën Vuçiqi apo Gjuriqi, por çfarë bëjmë ne?. Në momentin kur ai e mohon Masakrën e Reçakut zyrtarët tonë takohen me Gjuriqin në Tiranë. Ironia e parë: Gjuriqi e mohon masakrën, zyrtarët tonë takohen me të si pa të keq e me njëri-tjetrin nuk takohen as në Tiranë as në Beograd. Ajo çfarë dua të them është se nuk është problemi çka bën Gjuriq dhe Vuçiq, ata në momentin kur jemi të pjekur dhe seriozë dhe i vëmë para përgjegjësisë ata do ta ndjenë peshën e vet si shtet. Për faktin që krimet janë kryer në Kosovë nuk janë spontane dhe nuk janë kryer pa organizim dhe paramendim”, tha ai.

Ai ka shtuar se gjenocidi serb në Kosovë ekziston edhe në dokumente dhe u shpreh i bindur se kjo gjë nuk duhet harruar kurrë.

“Duhet të ketë paqe. Nuk ka vend për pesimizëm, sepse kjo vetëm se ka filluar dhe ka dy-tri vite. Kjo do të arrihet kjo iniciativë nga Kosova. Ajo që shoh unë në Kosovë është se ka shumë optimizëm në të ardhmen tonë. Paqe do të ketë me çdo shtet fqinj që kemi për arsye se Kosova nuk promovon politika të konfliktit, por nuk do të ketë harresë”, tha ai.

Veseli për deklaratën e kandidatit potencial për kryeministër, Albin Kurtit, se nuk do t’i dorëzojë luftëtarët e UÇK-së para Gjykatës Speciale tha se nuk do ta komentojë në këtë moment, por se po t’i ishte bërë pyetja në Prishtinë, ai tha se e di si do të shkojë edhe kjo punë.

“Nuk do të ishte korrekte të interpretoj diçka tani. Ajo çka ne të gjithë duhet të bëjmë është se nuk duhet të ndërrojmë qëndrimet tona edhe kur jemi ngushtë edhe kur s’jemi, edhe kur je opozitë edhe kur jemi pozitë. Duhet të kemi korrektësi, sepse është lehtë të mashtrosh popullin tënd në një rrethanë të caktuar. Ne si shtet i pavarur duhet t’i shkojmë deri në fund çdo gjëje, sepse jemi shtet sovran dhe nuk duhet t’i frikësohemi asgjëje për faktin se e vërteta është në anën tonë”, tha Veseli.

Foto: arkiv 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress