Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 08:02

​Veseli: Vlerat që përfaqësonte Rugova na duhen edhe sot

Prishtinë | 21/01/2020 14:29

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujtoi ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke deklaruar se vlerat që përfaqësonte i duhen edhe sot Kosovës.

Ai tha se Rugova ishte bashkudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar.

“Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar”, shkroi Veseli.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress