Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 12.08.2020 11:50

​Vuçiq i shkruan Handkes: Ne e ndjejmë çmimin tuaj Nobel, si të fituar nga një prej nesh

Prishtinë | 10/12/2019 20:46

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka uruar shkrimtarin austriak për marrjen e Nobelit për Letërsi Peter Handke.

Dhënia e këtij çmimi ka nxitur shumë reagime, pasi Handke ka qenë mik dhe përkrahës i kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq, i njohur si kasapi i Ballkanit, e Vuçiq që ka qenë ministër i Millosheviqit.

“I dashur mik, pranoni urimet e mia të sinqerta. Si laureat i Çmimit Nobel, ju jeni pavdekësuar. Ky çmim është një çmim për veprën tuaj të shquar letrare, për njohurinë dhe krijimtarinë tuaj, por edhe për cilësitë tuaja të pakrahasueshme morale, për guximin dhe dinjitetin, për luftën me idealet tuaja të një intelektuali të lartë. Serbia ju konsideron një mik të vërtetë dhe, unë do të jem i lirë të them se ne e ndjejmë çmimin tuaj Nobel, si të fituar nga një prej nesh. Tani, me Ivo Andriç, ne po festojmë një tjetër fitues të Çmimit Nobel. Shpresoj, i dashur mik, për vizitën tuaj së shpejti në Serbi”, tha Vuçiç në urimin për Handken.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress