Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 07:31

​​VV: Nuk u arrit marrëveshja, nesër takim me ambasadorët e Quint-it

Prishtinë | 27/01/2020 20:32

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate ka njoftuar se në takimin e sotëm të mbajtur mes liderëve të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, nuk është arritur marrëveshje.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja.

Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftimin e VV-së./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress