Ndërkohë që deputetja Deliu-Kodra ka bërë pyetje për Berishën rreth dhënies së licencave në kohën sa Berisha ishte kryetar i ART-së ka pasur një debat në mes këtyre treve.
“Është një kohë e gjatë dhe natyrisht unë jam e vetëdijshme se ndoshta nuk i keni dokumentet dhe nuk i keni të gjitha informatat për shkak të korrektësisë lidhur me kohën kur ju keni shërbyer si udhëheqës i ART-së, pra fjala është për operatorin e dytë të cilin pyeti edhe(deputeti Ymeri). A bënë një ndërhyrje, a është kjo temë në të drejtën e juaj me dal jashtë temës për çka jam ftuar.
Nuk është jashtë temës, ne jemi duke hetuar gjendjen në Telekom në përgjithësi dhe është e ndërlidhur me atë. Jo nuk mund të jetë, nëse unë kam ftesën për Z-mobile dhe Telekom, ju nuk mund të më pyetni për asnjë temë që ka të bëjë me raportet që unë i kam dorëzuar… Unë nuk mundem 50 vjet sa strukturë e re parlamentare të vjen me ia përsëritë ngjarjen që ka ndodhur para dhjetë vjetëve. Ne nuk e kemi vetëm Z-mobile duke hetuar, ne jemi duke hetuar gjendjen në Telekom.
Nuk mund të hetoni gjendjen të cilën është hetuar. Prania e IPKO-s në treg po ashtu ka ndikuar gjendjen në Telekom”. /KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019