Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 30.03.2020 06:59

​40 arsyet që mund të ju lumturojnë

Prishtinë | 09/09/2016 07:43

Çfarë na bënë të lumtur? Me sa duket janë shumë pak gjëra që na duhen për të qenë të lumtur, kështu thuhet sipas një studimi të bërë nga ‘DoubleTree’, me 2 mijë persona të rritur, transmeton KosovaPress.

Ajo çfarë ka dalë nga këto rezultate testuese tregon se njerëzit që janë optimist për nga natyra e kanë gjithmonë mundësinë e të qenit të lumtur, çoftë edhe me një gjysmë gote të mbushur me ujë.

Mbi një e katërta e të anketuarve kanë thënë se janë gjërat e vogla ato që i mbushin ata me gëzim. Dhe hulumtimi tregon se gjerat e papritura në jetë, sado të vogla për nga rëndësia, janë ato që i bëjnë njerëzit e lumtur. Saktësisht, 82% e njerëzve del se lumturohen nga të papriturat e vogla.

Dr. Glenn Williams, ligjërues në lëndën Psikologji, në Universitetin Nottingham Trent, thotë se: "Një rrugë efektive për te lumturia, nuk është domosdo nëpërmjet të përjetuarit e ngjarjeve të mëdha që mund të jenë planifikuar më herët, si p.sh martesa, blera e një shtëpie, shkuarja në pushime, apo ngritja në një pozitë në punë në kohën kur ju keni punuar për vite me gjithë forcat tuaja". Këto, thotë dr. Williams janë vetëm plotësim i planeve që keni pasur, dhe lumturia e vërtetë nuk ndodhet në to, ‘këto na bëjnë krenar me veten, por nuk na falin lumturinë e gjatë’ thotë ai.

"Përkundrazi, lumturia është në gjëra të vogla, dhe shpesh të papritura. p.sh. kënaqësia që marrim kur dikush na buzëqesh pa arsye dhe vetëm se na sheh, kur dikush na kthen buzëqeshjen, kur dikush na jep një çokollatë, kur dikush të falënderon që je pjesë e tij/saj, këto janë arsye se si ndërtohet lumturia afatgjate, dhe kjo është lumturia e vërtetë. Vetëm kështu njeriu mund të thuhet që është i lumtur dhe stabil në jetë. Ngase krijimi i arsyeve dhe veprimeve kuptimplota mes nesh dhe një personi tjetër tregon se lumturia është energji që ne e marrim nga secili për rreth nesh, në doza të vogla nga shumë prej miqve e familjarëve tanë”, shkruan njohësi i psikologjisë së njerëzve dhe njëherit njëri nga realizuesit e kësaj teme.

Ja 40 gjëra të vogla nga jeta e përditshme, që njerëzit i kanë renditur si arsye që ata lumturohen:

1. Gjetja e parave në xhepin tuaj, që ju nuk e ditur se i keni pasur.

2. Kur e ndjeni se dikush me të vërtetë e ka kur ju pyet se ‘si jeni?’.

3. Shtrirja në shtrat pa ngarkesa emocionale.

4. Duke bërë një dush ekstra-të gjatë.

5. Duke qeshur si një fëmijë.

6. Marrja e një masazh në mëngjes nga partneri/ja juaj ose shoku.

7. Takimi me dikë që ju jep energji pozitive.

8. Zgjohen dhe shihni se kjo është një ditë me diell të bukur.

9. Duke pasur një bisedë të gjatë telefonike me dikë që ju intereson dhe nuk keni folur për një kohë të gjatë me të.

10. Një vështrim i qetë përbrenda dhomës tuaj kur jashtë po bie shi.

11. Të vozitësh me muzikë me zë të lartë.

12. Kalimi i kohës me kafshë shtëpiake.

13. Një i huaj që rastësisht ju jep një buzëqeshje të vërtetë dhe pa arsye.

14. Shtrirja e gjatë pasi jeni zgjuar nga gjumi.

15. Qesh vetë me vete me zë të lartë kur ju kujtohet ndonjë ngjarje që ju ka ndodhur.

16. Një gjest i thjeshtë nga një mik i juaji – vjen banesën tuaj me një shishe verë në dorë, duke e ditur që ju jeni duke qëndruar vetëm

17. Një aromë e mirë nga kuzhina juaj.

18. Përqafim i gjatë nga dikush që ju intereson.

19. Duke i veshur rrobat pasi ata kanë qenë duke u ngrohur në radiator.

20. Duke kujtuar gjërat që ju bëjnë të ‘ndizeni’.

21. Duke shikuar perëndimin apo lindjen e diellit

22. Era që vije jashtë pasi ka rënë shiu

23. Dëgjimi i këngës apo këngëtarit tuaj të preferuar

24. Marrja e një emaili, mesazhi apo letre nga një mik i juaji jashtë vendit

25. Të bërit kreativ, të zbulosh se pasion mund të kesh të pikturuarit, fotografuarit, apo të gatuarit.

26. Shtrëngimi i duarve me dikë që të ka munguar.

27. Ngrënia e mëngjesit në shtrat.

28. Të luash një lojë që e ke luajtur kur ke qenë fëmijë.

29. Të ushqyerit shëndetshëm.

30. Një gjysmë ore më shumë në shtrat.

31. Të gjesh kohë për lexim të një libri të mirë.

32. Bërja e një kokteji special për veten.

33. Të marrësh lule nga dikush që të tregon se ka interes për shoqërinë tënde.

34. Të ushqehesh në natyrë, në një vend të hapur.

35. Duke provuar të telefonosh një mik që të mungon dhe ftesa për ta pirë një kafe.

36. Mbështetja që ju jep familja ose miqtë në një rast të rëndësishëm për ju.

37. Dëgjimi i një këngë që dikur e ke dashur shumë, dhe të cilën kishte vite që nuk e dëgjoje.

38. Kur të tjerët kërkojnë këshillën tënde për problemet e tyre.

39. Të qëndrosh i zhveshur në shtëpi.

40. Arritja e një fitoreje të vogël, si rregullimi i një llambe në shtëpi. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress