Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 04:05

​Nusja humb babain në dasmën e saj

Prishtinë | 09/09/2016 08:18

Michele Howard ishte nusja më e gëzuar në javën e kaluar, deri pak minuta pasi përfundoi vallëzimin me babain e saj.

Në një mbrëmje të mrekullueshme në Costa Rica, Tim Buchanan, 54 vjeç, sapo kishte dhënë vajzën e tij për një djalosh që edhe ai vet e respektonte shumë.

Gjithçka ishte duke shkuar për mrekulli, dhe plot emocione e duartrokitje u përcoll një vallëzim i fundit që pati babai me të bijën e veshur nuse. Tim (babai) pasi i dhuroi vajzës së tij vallëzimin e nderit, vetëm pak minuta më pas vdiq nga një atak kardiak. Siç tregon në Facebook e shoqja Jeni, ai ishte aq i lumtur që e bija po martohej sa i anashkaloi shenjat që i jepte trupi, duke refuzuar të vizitohej tek mjeku, shkruan Cosmopolitan, transmeton KosovaPress.

‘Familja ishte më e rëndësishmja për të’, shkruan ajo, ‘aq sa i anashkaloi sinjalet që i jepte trupi, diçka nuk shkonte. Duhet të kishte shkuar tek mjeku, por druhej se nuk do të mund të ishte në dasmën e së bijës. Të gjithë do të donim aq shumë të ishte vizituar.’ ‘Në ka diçka që mund të bëni për ne, është të kujdeseni për veten. Nëse pas tragjedisë sonë të mund të shpëtojmë qoftë edhe një jetë, atëherë ai mund të jetë një hero’, shkruan kështu gruaja e ve tashmë e Timit të ndjerë, e cila bënë thirrje që njerëzit të kontrollohen tek mjeku kur vërejnë sinjale që paralajmëruese që trupi na dërgon. /KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress