Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 10.07.2020 08:43

Drejtpërdrejt nga akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”

​Ka nisur akademi solemne “Faleminderit Shqipëri”, për të përkujtuar 21 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Viti 1999 ishte një viti i tmerrshëm në historinë e re të shqiptarëve, porse mu këtë vit, shqiptarët kanë përjetuar një moment tejet të bukur bujarie, mikpritjeje dhe dashurie ndërvëllazërore. Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre.

Akademi solemne organizohet në shenjë falënderimi shqiptarëve dhe Shqipërisë, për mikpritjen e ofruar dhe dashurinë vëllazërore që kemi përjetuar në momentet më të vështira të historisë së re të Kosovës.

Akademia po mbahet në qendrën “BogdaniPolis”, te Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ngjarjet live në të kaluarën