Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 08:04

Kuvendi i punës i AAK-së (Drejtpërdrejt)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot mban Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në statutin e AAK-së.

Sipas ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ndryshimet statutare që pritet të miratohen nesër në Kuvendin e Punës, do të vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me çka në fakt hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

Me ndryshimet e propozuara, hapet edhe gara për kryetar të AAK-së, ku secili kandidat i propozuar për Këshill Drejtues, praktikisht është edhe kandidat potencial edhe për Kryetar të Partisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, synon që menjëherë pas këtij Kuvendi të punës të fillojë procesin e reformave në parti, për të qenë e gatshme që në çdo rrethanë të marrë përgjegjësi në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit./KosovaPress/


Ngjarjet live në të kaluarën