Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 20.02.2020 04:24

Vazhdon seanca plenare (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare të ndërprerë dje në mungesë kuorumi.

Gjatë seancës së djeshme Kuvendi nuk ka miratuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) përmes së cilës synohej që Presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo  “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë.

Me 50 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk arriti ta miratojë projekt-rezolutën.

Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vijoi punimet e seancës plenare të datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor, përcjell KosovaPress.

Me mungesë korumi, Kuvendi nuk arriti të miratojë asnjë nga pikat e parapara./KosovaPress/

Ngjarjet live në të kaluarën