Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 12.08.2020 11:36

​Ariana Grande ndërpret turneun për shkak të sëmundjes

Los Anxhelos | 17/11/2019 22:45

Ylli i muzikës pop Ariana Grande është dashur të ndërpresë turneun ‘Sweetener’, në mënyrë që t’i përkushtohet shëndetit.

Ajo postoi në Instagram se ishte e sëmurë, dhe zbuloi për fansat se ka përjetuar dhimbje të mprehta qëkur performoi në Londër, transmeton KosovaPress.

Këngëtarja e njohur tha se zëri i saj tingëllon mirë, por për shkak të sëmundjes ajo nuk mund të marrë frymë në skenë.

Ajo njoftoi sot se gjendja e saj po përkeqësohej dhe se do të duhet të anulojë performancën në Lexington, Kentucky.

Edhe pse ende nuk është e sigurt se çfarë i shkaktoi problemet e saj shëndetësore, Grande u ka premtuar fansave se do të njoftohen "sa më shpejt që të zbulojë se çfarë po ndodh me organizmin e saj".

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress