Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 05.08.2020 07:26

​Arrestohet në Gjermani pasi përdori pasaportën e Kim Kardashianit

Prishtinë | 18/11/2019 23:16

Një këshillë për falsifikuesit e dokumenteve: Mos përdorni fotografi të një personi të famshëm në pasaportën tuaj të falsifikuar.

Sipas një zëdhënësi të policisë, një punonjës banke në Gjermani thirri policinë pasi dyshoi në dokumentin e identifikimit të një turisteje 29-vjeçare, e cila provoi të blinte një kartë të parapaguar.

Arsyeja? Fotografia e pasaportës nuk ngjasonte me pronaren e saj, por përkundrazi, ishte një foto e yllit të televizionit amerikan, Kim Kardashian.

Zyrtarët në Këln arrestuan gruan kolumbiane për falsifikim të dokumenteve. Gjithashtu u zbuluan dhe u sekuestruan edhe dy karta krediti të tjera që nuk i përkisnin gruas./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress