Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 13.08.2020 01:15

​Bebe Rexha do të ndihmojë personalisht të prekurit nga tërmeti

Prishtinë | 28/11/2019 16:53

Pasi hapi një llogari në “gofundme” për të mbledhur para për tërmetin që “shkundi” Shqipërinë dy ditë më parë, Bebe Rexha do të sigurohet që çdo qindarkë të shkojë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, këngëtarja 30-vjeçare ka lajmëruar se do të braktisë turneun me “Jonas Brothers” për të fluturuar menjëherë drejt Shqipërisë.

“Do t’i jap personalisht të prekurve ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë,” thotë Bebe.

Ndërkohë, në shkrimin krah postimit thekson: “Do të sigurohem që paratë të përdoren siç duhet”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress