Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 13.08.2020 01:17

​Besimi, fokusi i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës

Prishtinë | 19/11/2019 20:08

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Hamburg, që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2020, do të përqendrohet në temën e besimit, deklaruan organizatorët.

Gjatë festivalit që do të zhvillohet në datat 24 dhe 25 prill, muzika do të variojë nga këngët e Mesjetës përmes repertorit të madh fetar të kompozitorëve klasikë, deri në veprat moderne dhe prodhimet e teatrit muzikor.

Programi për festivalin e pestë muzikor përfshin 42 koncerte.

Ndër veprat kryesore, janë opera e Olivier Messiaen, “St Francois d’Assise”, e realizuar nga Kent Nagano dhe dy shfaqje të “Simfonisë së Tetë”, të Gustav Mahler-it. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress