Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 10.04.2021 08:54

​Burrit i bie të fiktë në sallën e lindjes, gruaja e fotografon

Prishtinë | 29/01/2020 09:18

Ai nuk mundi t’i rezistonte emocioneve dhe gëzimit që u bë baba dhe humbi vetëdijen në dhomën e lindjes.

Gruaja e tij nuk u frikësua aspak, por nxori telefonin dhe bëri një selfie duke kapur këtë moment.

Në foto shihen infermierët të cilët janë afruar për ta ndihmuar burrin e shtrirë në tokë. Ndërsa bashkëshortja shihet e qeshur dhe e lumtur në këtë selfie, ku duket se e ka bërë për argëtim.

Kjo foto u postua në rrjetet sociale nga mamaja e re dhe u bë virale në të gjithë botë, përcjell Ora News.

Qindra njerëz komentuan në këtë foto. Disa shprehen se nuk do donin të ishin në vendin e tij dhe disa të tjerë shprehen se kanë frikë të kenë një përvojë të tillë.

Dikush tjetër shprehet se kështu do ndodhë edhe kur të lindë fëmija e tij, ndërsa shumë gra të tjera pajtohen dhe e pëlqejnë këtë foto, duke thënë se ne sjellim në jetë dikë dhe padyshim jemi më të fortat.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress