Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 26.09.2020 11:20

​Francë: Qentë mbysin gruan shtatzënë

Paris | 20/11/2019 13:20

Një femër 29-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një pyll në veri të Francës, pasi derisa po shëtiste qentë e saj, ishte sulmuar nga disa qenë tjerë.

Gruaja shtatzënë Elisa Pilarski, e cila doli për të shëtitur qenët, u zbulua në afërsi të qytetit Wheeler-Kotere.

Ajo vdiq pasi u kafshua në trup dhe në kokë nga disa qenë, të cilët ishin në pyll për shkak të gjuetisë ndaj drerëve, tha prokurori Frederick Trin.

Autoritetet kryen prova mbi 93 qenë - përfshirë pesë të Pilarski - në përpjekje për të përcaktuar se cilët ishin përgjegjës për sulmin.

Prokuroria tha se gruaja më parë kishte thirrur burrin e saj në telefon dhe tha se ishte e shqetësuar që një grumbull qensh do ta sulmonin. Ai më vonë e gjeti trupin e saj të vdekur.

Aktorja Brigitte Bardo, presidente e Fondacionit për Mbrojtjen e Kafshëve, u bëri thirrje autoriteteve franceze që menjëherë të heqin "të gjitha licencat e gjuetisë këtë sezon".

Sidoqoftë, Federata e Gjuetisë e Francës tha që nuk kishte asnjë provë të "përfshirjes së qenve të gjuetisë në vdekjen e kësaj gruaje".

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress